Site icon Telegrafi

Reeker: Manastiri është qyteti që ka një pozicion strategjik në jetën ekonomike dhe politike në vend

Sot, një delegacion i lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker vizituan Komunën e Manastirit.

Siç njoftojnë nga Komuna e Manastirit në vizitë tek kabineti i kryetares së komunës, Natasha Petrovska mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kate Marie Byrnes, ndihmësi i veçantë i ambasadorit Reeker, Lakhlin Sopper dhe kreu i departamentit politik-ekonomik, Shannon Runion.

Reeker shprehu kënaqësinë që ai përsëri pati rastin të vizitojë Manastirin dhe të paraqesë ambasadoren e re të Shtetet e Bashkuara.

Në takimin me kryetaren e Komunës së Manastirit, u diskutua situata aktuale në qytet dhe në vend.

“Manastiri është qyteti që ka një pozicion strategjik në jetën ekonomike dhe politike në vend”, tha Reeker.

Exit mobile version