Site icon Telegrafi

Reeker: Disa liderë të BE-së kanë pamje të shekullit 19 të Ballkanit Perëndimorë

Disa liderë të BE-së kanë një pamje të shekullit të 19-të të Ballkanin Perëndimor, tha ndihmësi sekretari i shtetit i SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroazi, Philip Reeker në një intervistë për “REL”.

Diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyer nga vendimi i liderëve evropianë për të mos dhënien e datës për bisedime të anëtarësimit në BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Në intervistë, ai theksoi se perspektiva evropiane e vendeve që dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së ishte një komponent kryesor i politikës së jashtme të SHBA-ve.

Sipas Reeker, Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë ideal të vendeve dhe tregohet në programet e asistencës që ata i japin diplomacisë dhe mbështetjes së reformave në mënyrë që këto vende të shkojnë drejt integrimit evropian.

“Ne mendojmë se është në interesin më të mirë të shteteve, rajonit dhe Evropës dhe është zhgënjyese të shohësh disa liderë me pamje të shekullit 19 të Ballkanit Perëndimor,” tha Reeker./Telegrafi/

Exit mobile version