Chelsea ka përjetuar sezonin më të keq në 20 vitet e fundit në histori të klubit.
Londinezët e përfunduan sezonin në pozitën e 12 me vetëm 44 pikë pas 38 xhirove që ishte një dështim i madh.
Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të londinezëve, Reece James ka folur për atë sezon, duke thënë se ka qenë më i vështiri në karrierën e tij.
Ndër të tjera James ka thënë se edhe futbollistët donin të largoheshin dhe kjo e bëri edhe më të vështirë.
“Sezoni i kaluar ishte padyshim më i vështiri në karrierën time, por tani e ndjej se jemi në rrugën e duhur, sigurisht kjo ndodhi sepse shumë lojtarë nuk donin të ishin këtu sezonin e kaluar”.
“Tani ne jemi këtu për një nisje të re dhe duam të ecim përpara. Që kur ka ardhur trajneri i ri bashkë me stafin, në ekip janë futur energji të reja dhe ne jemi gati për sezonin e ri”, tha mbrojtësi anglez.
Chelsea tani udhëhiqet nga trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, derisa ka bërë disa transferime ku synimi është të rikthehet në maje të futbollit anglez. /Telegrafi/