Reece James është bërë futbollisti i parë anglez që merr karton të kuq në debutimin e tij si startues në ndeshjen kundër Danimarkës.
Të zgjedhurit e Gareth Southgate patën probleme me disiplinën e tyre në humbjen prej 1-0 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
James u ndëshkua me karton të kuq pas fishkëllimës së fundit për shkak të reagimeve ndaj gjyqtarit Jesus Gil Marzano, ndërsa Harry Maguire u përjashtua me dy kartonë të verdhë në pjesën e parë të takimit.
Reece James sent off for telling the red that he was biased and shite. But of passion. Love that. pic.twitter.com/r1S3P1Stfp
— Theo (@Thogden) October 14, 2020
Mesfushori danez, Christian Eriksen, e shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga pika e bardhë, vetëm pak minuta pas përjashtimit të qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit.
Me gjithë përfundimin zhgënjyes të debutimit të tij të plotë në një ndeshje me Tre Luanët, James bërë paraqitje të mirë si mbrojtës i krahut të djathtë, ashtu që mori komplimente nga bashkëlojtarët. /Telegrafi/
Reece James got sent off at the final whistle. Personally I think that was harsh from the referee. pic.twitter.com/y6etyEhk0G
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) October 14, 2020