Site icon Telegrafi

Reebok mohon se Beyonce e la takimin për shkak të mungesës së diversitetit

Mbretërsha e pop muzikës bëri të ditur kohë më parë se ajo ka arritur ashkëpunim me Adidas, por se para nënshkrimit kishte bisedime me brende të ndryshme.

ESPN kishte raportuar se këngëtarja mbajti takime edhe me Under Armour, Jordan dhe Reebok.

Gjatë intervitës për emisionin “The Jump” të ESPN, DePaula pohoi se marrëveshja e Reebok kurrë nuk u realizua pasi Beyonce mendoi se nuk kishte diversitet dhe e la takimin e tyre.

“Ajo kishte takim me Reebok, ata kishin jë prezantim të detajuar për produktete eventuale, dhe ajo ka bërë hap prapa dhe ka pyetur nëse antarët prezent do të jenë ekipi i saj punues, para se të thoshte: ‘Askush në këtë dhomë nuk reflekton prapavijën time, ngjyrë time, nga unë vij dhe atë që dua të bëj”, shkruan në raportin e ESPN.

Pasi këto raportime bënë xhiron e botës, Reebok mohoi një gjë të tillë.

Nuk dihet ende pse Beyonce vërtet refuzoi Reebok, por ajo nënshkroi me Adidas. /Telegrafi/

Exit mobile version