Telegrafi

Reduktimet e rrymës, KRU ‘Prishtina’: Gjatë të hënës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen Sofalia

Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë ditës së hënë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjen Sofalia në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kompanisë, kjo do të ndodh për shkak të reduktimeve të rrymës, për shkak të punimeve të planifikuara nga ana e KEDS-it.

“Ju njoftojmë se nesër [e hënë] më datë 06.12.2021, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri më 15:00. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pika matëse: DPR 90065707 KRU Prishtina, lagjja Sofalia. Pa furnizim me ujë të pijshëm mund të mbetet zona e njëjtë, në periudhën e njëjtë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stacionin e pompave – Sofali”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/