Reduktime të gjata të energjisë elektrike ka pasur gjatë ditës së sotme në disa lagje të Prishtinës.
Siç raportohet në lagjet Kodra e Trimave, Kolevica dhe Prishtina e Vjetër, gjatë tërë ditës reduktimet kanë qenë 4 orë më rrymë dhe 4 pa rrymë.
Reduktime ka pasur edhe ditëve tjera në disa lagje, si në Bregun e Diellit dhe lagje tjera.
Telegrafi ka tanuar të kontaktojë me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, për të mësuar arsyen e reduktimeve, por kjo gjë ka qenë e pamundur.