Kufizimet e ujit filluan në muajin shkurt kur ishulli italian shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përballë thatësirës.
Banorët në Sicili, Itali, janë përshkruar si “rezistent” përballë mungesës së ujit – por durimi i tyre me mungesat e këtij viti po mbaron.
Reduktimet e ashpra janë vendosur në 93 komunitete, që do të thotë se çezmat thahen sipas një orari, raporton euronews.
Qytetarët e Agrigento-s, një nga zonat më të prekura ku uji rrjedh vetëm çdo 15 ditë, dolën në rrugë më 3 gusht duke thirrur “Duam ujë”. Protesta tërhoqi rreth 1500 njerëz – një numër më i madh i të pranishmëve se protesta e parë më 3 qershor.
“Ne vazhdimisht shqetësohemi për të pasur ujë të mjaftueshëm për aktivitetet thelbësore të përditshme, të tilla si gatimi, pastrimi dhe higjiena personale”, tha sicilianja, Clara Ferrante.
“Ky problem ekziston për më shumë se 20 vjet – edhe gjyshja ime i kishte këto kur ishte e re”, shtoi ajo.
“Ne jemi të detyruar të miratojmë masa të rrepta të ruajtjes dhe racionimit, të cilat mund të jenë stresuese për t’u menaxhuar dhe mbajtur, veçanërisht në prani të të moshuarve dhe foshnjave”, pohoi 26-vjeçarja.
Ndryshe, midis viteve 2010 dhe 2014, tre impiantet të akumulimit në Sicili – Gela, Porto Empedocle dhe Trapani – të gjitha u mbyllën. /Telegrafi/