Telegrafi

Redsat në pozitë të vështirë

Ndeshja e zhvilluar në Stade Gerland, ndërmjet Lyonit dhe Liverpoolit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.

Mysafirët arritën të krijojnë avantazhin në minutën e 83-të me anë të Ryan Babel, mirëpo nuk ishin të aftë që ta mbajnë këtë epërsi minimale në minutat e mbetura të ndeshjes.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Lisandro Lopez, barazoi rezultatin për t’ia siguruar një pikë skuadrës franceze, ndërkohë që ia vështirësoi punët ekipit mysafir.

Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Fiorentina ka shënuar fitore prej 5-2 përballë Debrecenit, dhe tani është shumë pranë kualifikimit, porse ka dy ndeshje shumë të vështira.

Pas xhiros së katërt, Lyoni mban vendin e parë me dhjetë pikë, Fiorentina ka një më pak në vendin e dytë, ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e tretë me katër pikë të grumbulluara. /Telegrafi/