Këngëtarja Era Istrefi pas një pritjeje të gjatë prej 14 muajsh, publikoi projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Redrum”.
Kënga erdhi në bashkëpunim me producentin e njohur Felix Snow, gjersa pa kaluar 24 orë nga lansimi, ka filluar të marrë me mijëra klikime në YouTube.
Ndonëse “Redrum” është pëlqyer shumë, ka edhe nga ata që menjëherë i kanë nisur kritikat.
Gazetari Kelvi Kadilli nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë krahasimin e muzikës së Era Istrefit me këngën “Love Spent” të këngëtares Madonna.
Këngët ngjajnë paksa me njëra-tjetrën, edhe pse harmonikisht nuk duket të jenë e njëjta melodi.
“Kopje apo inspirim?”- shkruan gazetari i njohur në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/