Telegrafi

“Redrum” e Era Istrefit arrin 10 milionë klikime në YouTube (Video)

Këngëtarja e njohur Era Istrefi u vu sërish në qendër të vëmendjes, me publikimin e projektit të saj të ri “Redrum”.

Kënga e cila ishte pasuese e superhitit “Bonbon”, duket se po gëzon gati të njëjtin sukses sikur ajo.

Lexo po ashtu “Bonbon” e Era Istrefit dëgjohet edhe në Maratonën e Jerusalemit (Video)

Në vetem pesë ditët e para “Redrum” ka arritur pesë milionë klikime, gjersa tani që kanë kaluar plot tre javë nga lansimi, projekti ka shkelur 10 milionshin.

Duket se me këtë ritëm, në vetëm pak muaj Era mund të arrijë edhe ta shumëfishojë këtë shifër. /Telegrafi/