Site icon Telegrafi

Redon Makashi flet për gabimet e të shkuarës

(Foto: Facebook/Redon Makashi)

Kantautori i zemrave, Redon Makashi, ka dhënë në “E Diell” një koncert recital me këngët e tij më të bukura ndër vite.

I zhytur mes shumë kujtimesh, këngëtari kujtoi kohën e liceut kur nuk e lejonin t’i mbante flokët e gjata e që i kishte kushtuar këngën ”Rruga me fllad kujtimesh”.

Ai gjithashtu solli ndërmend momente nga bashkëpunimi me grupin “Arb” teksa krijonin këngën “Lot në shi” në Maqedoni e që mbetën pa asnjë kacidhe në mes të rrugës.

Udhëtimet me tren ishin një tjetër episod, ku Redi asokohe te të njëzetat, rrekej të zinte një ulëse bosh që në orët e para të mëngjesit, transmeton Top Channel.

Kur vjen puna te vajzat, Redoni vihet gjithmonë me shpatulla nga muri. Frymëzuar nga kënga “Mos prit deri nesër”, Redoni tha: “Më shumë më kanë pritur në jetë sesa kam pritur” e që sigurisht që këtu i referohej vajzave.

“Nuk është ndjesi e mirë. E pranoj që kam bërë gabime, por ato shkojnë me moshën, po ta riktheja kohën prapa, nuk do t’i përsërisja më”, përfundoi deklaratën e tij Makashi duke zbuluar në këtë mënyrë ekzistencën e vajzës që e paska pritur deri më tani.

Exit mobile version