Sonte, në skenën e BeerFest Kosova do të ngjitet një nga reperët më të rinj dhe më premtues të skenës muzikore shqiptare, Redon.
Ai është pjesë e programit të artistëve që do të performojnë këtë vit, dhe performanca e tij pritet me padurim nga fansat.
Në prag të këtij eventi të madh, Redon ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi emocionuese përmes InstaStory, ku shpreh ndjenjat e tij të thella dhe emocionet e të qenurit pjesë e këtij festivali të rëndësishëm.
Redon është djali i dy artistëve të njohur të skenës muzikore shqiptare, Gili dhe Ilri Berani, dhe duket se ai ka trashëguar talentin dhe pasionin për muzikën nga prindërit e tij.
Deri më tani, ai ka edituar tre albume në treg: “Notorious 1”, “Notorious 2” dhe “Narcist”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku dhe kanë fituar një numër të madh admiruesish.
Përveç kësaj performance të rëndësishme, Redonin e pret një verë e ngarkuar me angazhime dhe performanca të ndryshme, duke e konfirmuar kështu si një nga yjet në ngritje të muzikës rap në Kosovë dhe më gjerë.
Fansat janë të entuziazmuar për të parë se çfarë tjetër ka për të ofruar ky artist i ri dhe premtues. /Telegrafi/