Pep Guardiola u bë temë në mediat angleze pas përfundimit të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Southamptonit.
Përveç gëzimit të madh që bëri pas golit të fitores nga Rahem Sterling në minutën e fundit, Guardiola u bë temë edhe pas debatit me futbollistin anglez të Southampton, Nathan Redmond.
Vetë trajneri spanjoll deklaroi pas ndeshjes se e kishte përgëzuar lojtarin për paraqitjen e tij, por edhe i kishte thënë ta sulmonte më shumë portën.
Tani ka ardhur edhe reagimi nga ylli i Southampton, Redmond i cili ka konfirmuar se trajneri spanjoll e kishte lavdëruar atë.
“Guardiola foli për cilësitë e mia si një lojtar i ri anglez. Ai dëshironte që unë ta sulmoja portën e Cityt më shumë si në stinorin e kaluar”, ka deklaruar Redmond.
Por reprezentuesi i ri anglez i ka kthyer përgjigjën Guardiolës se po bënte atë që i kërkoi trajneri i tij.
“I thash atij se po bëja vetëm punën që më kishte thënë trajneri. Kjo ishte biseda që kishim dhe asgjë më shumë e asgjë më pak”, vazhdoi talenti anglez.
23-vjeçari deklaroi se ish-trajneri i Barcelonës nuk e ka ofenduar aspak ashtu siç shkruanin mediat angleze.
“Asnjë fjalë negative ose ofenduese nuk ka qenë nga Guardiola në drejtim timin. Kjo është ajo që bëjnë trajnerë më të mirë në botë”, ka përfunduar Redmond.
City triumfoi ndaj Southampton me rezultat të ngushtë 2-1, falë një goli në minutën e fundit nga Raheem Sterling. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gguiL1A_gTc
https://www.youtube.com/watch?v=VFJqwxlD25A