Telegrafi

Redmi 3 prezantohet sot!

Kompania kineze e ka bërë të ditur tashmë çmimin dhe datën e lansimit të pajisjes së re, pas lansimit zyrtar të Redmi 3.
Specifikat e plota të Redmi 3 përfshijnë procesorin tetë bërthamor Snapdragon 615, grafikë Adreno 405, ekranin 4 inç me rezolucion prej 1280×720.

Ndër të tjera, pajisja posedon edhe RAM memorie prej 2GB, hapësirë të brendshme prej 16 GB dhe kamerën kryesore prej 14 megapiksel.

Xiaomi ka deklaruar se Redmi 3 do të funksionojë nëpërmjet sistemit operativ, Android Lollipop, i bazuar në platformën MIUI 7.
Redmi 3 do të dal në shitje së pari në Kinë, më 12 janar me një çmim prej 699 CNY, ekuivalent me 97 euro. (Telegrafi)