Telegrafi

Redknapp: Spurs duhet të besojnë në top katërshin

Fitorja ndaj Portsmouth i dërgoi Tottenham Spurs në pozitën e tretë të tabelës, me vetëm tre pikë prapa liderit Manchester United, duke shtuar shpresat se ata mund të thyejnë top katërshin.

“Ne duhet të besojmë. Top katërshi është synimi ynë. Është një vit top ekipet mposhten. Chelsea e bëri ndaj Villas, Liverpooli tashmë ka disa humbje. Manchester City mund të arrijë gjithçka. Ne mund të përfundojmë në top katërsh”, ka thënë Redknapp./Telegrafi/