Telegrafi

Redknapp: QPR do të mbijetojë në Ligën Premier

“Mendoj se ne do të qëndrojmë. Ju të gjithë mendoni se unë jam i çmendur, por mendoj se ne do të qëndrojmë. Vetëm dua njerëz pozitiv rreth meje”.

“Disa ndeshjet e ardhshme janë të pabesueshme. Në udhëtim te Chelsea, në shtëpi te Tottenhami – dy prej ekipeve më të mira në vend. Ndeshje të vështira. Ne duhet të vazhdojmë të ecim, por ende mendojmë se mund t’ia dalim”.

“Është vështirë. Me kualitet që ka secili. Ishte një ditë e vështirë. Ju shikoni në kualitetin e lojtarëve të tyre (të Liverpoolit). Klubi ka harxhuar rreth 200 milionë funte në lojtarë dhe ishte vështirë, ne nuk mund as t’u afroheshim atyre”, ka deklaruar Redknapp. /Telegrafi/