Telegrafi

Redknapp pëlqen të shikojë lojën e Arsenalit

Pavarësisht rivalitetit në mes dy klubeve, Redknapp nuk ka asgjë tjetër veç lëvdatave për menaxherin Arsene Wenger dhe filozofinë e tij të futbollit

“Ata luajnë një futboll të shkëlqyeshëm. Kur ata luajnë mirë në pasimet e tyre dhe lëvizjet e tyre është diçka e tmerrshme. Më pëlqen të shoh ekipe duke luajtur në atë mënyrë. Ata gjithmonë janë të mirë për t’i shikuar”.

“Nuk e njoh Arsene (Wenger) aq mirë, por kurrë nuk kam pasur probleme me të. Ne i tundim duart pas çdo ndeshje dhe ndonjëherë vizitoj zyrën e tij për ndonjë gotë verë para se të shkojmë në shtëpi, por vërtet nuk përzihem me ndonjë menaxher shoqërisht”, ka thënë Redknapp./Telegrafi/