Telegrafi

Redknapp, menaxheri i sezonit

Ky çmim u ndahet çdo fundsezoni trajnerëve më të suksesshëm, të cilët votohen nga qarqet vendimmarrëse të Ligës Premier, gazetarët dhe tifozët. Redknapp bëhet vetëm menaxheri i dytë në histori të Ligës Premier që nderohet me këtë çmim pa e fituar titullin.

“Jam i nderuar të pranoj këtë çmim, por më duhet të them se ky është nderim dhe për Kevin Bond, Joe Jordan, Clive Allen, Tony Parks, Tim Sherwood, Les Ferdinand dhe gjithë stafin drejtues dhe të fitnesit. Unë jam vetëm një pjesë e këtij ekipi. Gjithçka varet nga lojtarët dhe nga të arriturat e tyre. Vërtet, varet nga ata dhe është nder të pranoj një çmim të tillë”, ka thënë Redknapp. /Telegrafi/