Telegrafi

Redknapp: Më është ofruar Sneijder

Ish-mesfushori i Ajaxit është përplasur me drejtuesit e Interit dhe pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit, dhe madje ai i është ofruar edhe skuadrës së fundit në Ligën Premier, QPR.

“Një agjent më pati pyetur nëse doja të nënshkruaj me Sneijder. Sigurisht që dua. Megjithatë, ai ka një pagë prej 200 mijë funte në javë dhe tash dëshiron t’i bashkohet QPR?”.

“Nuk do ta përmend emrin e agjentit, por le të themi se mendoj se marrëveshja nuk është e realizueshme”, ka thënë Redknapp për The Sun. /Telegrafi/