Telegrafi

Redknapp: Liverpooli tashmë e ka fituar titullin në Ligën Premier

Trajneri i njohur anglez, Harry Redknapp ka thënë se Liverpooli tashmë e ka fituar titullin e Ligës Premier, edhe pse sezoni ende nuk është në gjysmë.  

Liverpooli ka një epërsi prej nëntë pikësh ndaj kampionëve të Manchester City pasi fitores ndaj rivalëve të tyre në Anfield në fillim të këtij muaji.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Redknapp nuk sheh asnjë rrugëdalje për djelmoshat e Pep Guardiolës, pasi sipas tij titullin tashmë e ka fituar Liverpooli.

Lexo po ashtu Pagat e dhjetë trajnerëve më të paguar në Ligën Premier - Mourinho bëhet i dyti pas emërimit te Tottenhami

“Po me siguri, unë nuk mund të shoh ndonjë rezultat tjetër përveç që Liverpool ta fitojë titullin”, ka thënë fillimisht Redknapp për Daily Mail.

“Dua të them, absolutisht për mua, është një pamundësi. Nuk mund ta shoh as Liverpoolin duke humbur”.

Liverpooli (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Mendoj se Man City do t’i ndjekë ata për një kohë, por atëherë mendoj se ata do ta kuptojnë që Liverpooli nuk po rrëshqet dhe do të fokusohen në Ligën e Kampionëve”.

“Man City duhet të përpiqet të fitojë këtë vit Championsin”, përfundoi trajneri i njohur anglez. /Telegrafi/