Telegrafi

Redknapp: Liverpooli e ka bërë Crouch më të mirë

“Mbase duhet ta falënderoj Rafa Benitez që e ka bërë Peter Crouch lojtarin që është sot. Ne do të luajmë kundër Liverpoolit të dielën dhe koha e Crouch me atë klub e ka ngritur atë në një nivel tjetër”.

“Ai tashmë ka shkëlqyer me Spurs, Portsmouth dhe Villa. Pastaj e kam marrë në Southampton për ta zëvendësuar James Beattie. Por kalimi në Anflield ka qenë hapi i duhur për të”.

“Jam i sigurt se ai dhe Fernando Torres do të bënin një dyshe të shkëlqyeshme në ballë të golit. Por Rafa nënshkroi me Torres, Crouch vendosi të largohet dhe të bashkohet me mua te Portsmouth”, ka shkruar Redknapp në kolumnen e tij për The Sun./Telegrafi/