Telegrafi

Redknapp i ngazëllyer me fitoren ndaj Chelseat

“Lojtarët ishin fantastikë. Pas një jave zhgënjyese, rikthimi me dy fitore ndaj Arsenalit dhe Chelseat është top-klasë. Nuk dua të them se Chelsea është në nivel tjetër krahas Arsenalit, por është në krye të tabelës, dhe është dashur të luajmë më mirë se ndaj Arsenalit. Ne u kthyem nga një javë e keqe me fitore të rëndësishme”.

“Manchester United na bëri një nder që e mposhti Cityn. Kjo na ngriti në tabelë. Old Trafford është vend i mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Nëse do të thoshit se ekipi im do të marrë vetëm pesë pikë nga tre ndeshje do ta pranoja, por gjashtë nga dy ndeshje është mrekulli”, përfundoi Redknapp. /Telegrafi/