Telegrafi

Redknapp: Gara për top katërsh ende e hapur

Redknapp thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik për gjasat e ekipit të tij për një vend në Ligën e Kampionëve, pavarësisht ngecjes.

“Të jemi të sinqertë, Liverpooli u mundua shumë dhe ne e kishim të vështirë të kthejmë lojën tonë në rrugë të duhur. Gara është ende e hapur për Liverpool, Manchester City, Aston Villa, Tottenham, është ende e paqartë”.

“Ne kemi qenë në një formë të mirë, por vetëm sepse kemi humbur një ndeshje nuk do të thotë se jemi jashtë. Ende ka për t’u luajtur”, ka thënë Redknapp./Telegrafi/