Telegrafi

Redknapp: Fitorja na iku nga duart

“Ne patëm rastin të nxjerrim diçka nga ai takim, por nuk luajtëm mirë sikurse në ndeshjet e fundit (ndaj Arsenalit dhe Chelseat). Me 10 minuta pa përfunduar takimin, ne mendonim se pranë rezultatit 1-1 duhej të mbroheshim”.

“Ne ua kemi dhënë atyre dy penalti pa lidhje dhe një gol të panevojshëm kur e lamë Nanin të depërtojë. Ne nuk u mbrojtëm mirë dhe kjo na kushtoi në fund”, citohet Redkanpp nga Sky Sports. /Telegrafi/