Telegrafi

Redknapp: Fabiano, i mirë për Tottenhamin

“Po, ai më pëlqen. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe do të ishte një transferim shumë i mirë për skuadrën. Ne jemi njoftuar se ndoshta mund të transferohet, por ne nuk kemi kontaktuar ende Sevillën dhe, që të jem i sinqertë, unë ende nuk kam biseduar për ndonjë transferim me drejtorin tonë Daniel Levy, e lëre më të finalizoj një transferim me Joe Cole”.

“Unë nuk jam i pakënaqur me skuadrën që e kam, por natyrisht nëse mund ta transferojmë një lojtar të veçantë, atëherë do ta shqyrtoja, ndërsa Fabiano është një lojtar i veçantë. Sigurisht, ai është lojtar klasi, por nuk e di se sa fiton. Ai mund të kërkojë pagë astronomike dhe në këtë rast do të ishte e pamundur që ta transferonim”, deklaroi Redknapp. /Telegrafi/