Telegrafi

Redknapp: Duhet të bëj transferime

“Ne jemi në një planet tjetër, City shkon dhe e paguan lojtarin 200 mijë funte në javë. Ata mund të paguajnë tri herë më shumë lojtarët e tyre më të mirë se sa ne që mund ta paguajmë një top lojtar. Kjo ma bën punën time si menaxher më sfiduese. Nuk është vërtet ndonjë motivim i veçantë për ne, por them përsëri, ‘paçin fat’. Ne përfunduam para Cityt sezonin e kaluar dhe këtë do ta tentojmë edhe këtë sezon”.

“Ndeshja e parë e sezonit ndaj Cityt…do të jetë një ndeshje e mirë për t’u startuar. Unë mezi e pres atë. Por, na duhen dy ose tri lojtarë, në të cilët po shikoj. Unë e di kë e dëshiroj dhe unë e di se kë duhet ta lë të shkojë si huazim. Joe Cole do të ishte një transferim fantastik, por ne e humbëm atë. Na duhen një sërë lojtarësh cilësor nëse duam të bëjmë përsëri atë që bëmë vitin e kaluar”, deklaroi Redknapp. /Telegrafi/