Telegrafi

Redknapp dëshiron Dos Santos të qëndrojë në Tottenham

Meksikani ka dështuar të rehatohet në Angli pasi nënshkroi nga Barcelona. Por, pas huazimit në Ipswich Town dhe Galatasay, karriera e tij duket se do të rikthehet në White Hart Lane.

“Ai ka aftësi fantastike. Por, përnjëherë ai ishte vonë çdo të hëne në mëngjes. Mbase qëndronte vonë në Barcelona duke u argëtuar diku”.

“Ai ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në Kupën Botërore. Nëse shtrëngohet këtë vit ai do të jetë lojtar i klasit. Ai është një çun i mirë dhe shpresoj ta mbajë kokën në tokë dhe të kryejë si duhet punën e tij”, ka thënë Redknapp për Talksport. /Telegrafi/