Telegrafi

Redknapp: Defoe është yll që nga fëmijëria

Defoe dje shënoi pesë gola për Spurs në fitoren e thellë prej 9-1 ndaj Wigan Athletic dhe Redknapp nuk ka nguruar ta lavdërojë sulmuesin.

“Jermain është një përfundues i shkëlqyeshëm. Ai është i mprehtë para golit. Nëse i jepni gjysmë shansi, ai bën hapësirë dhe e dërgon atë prapa rrjetës. Golat të cilët ai i shënoi në fitoren 5-1 ndaj Hull ishin të shkëlqyeshëm, por ai këtë e bën që nga mosha 14-vjeçare”.

“Ne e morëm atë në West Ham në moshën 15-vjeçare dhe ai ishte një makineri golash. Ai e bënte atë çdo të shtunë”, ka thënë Redknapp.

Trajneri anglez ka thënë edhe se kjo duhet të jetë një rikujtim për Fabio Capellon ta përfshijë sulmuesin në ekipin që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut./Telegrafi/