Telegrafi

Redknapp: Crouch duhet të shkojë në Botëror

Redknapp e mbajti shtatlartin në stol në fitoren e fundit kundër Blackburn Rovers, por thotë se ai është i nevojshëm në momente të caktuara.

“Crouch duhet të shkojë në Kupën Botërore. Ai duket se shënon secilën herë që luan për Anglinë, ai e udhëheq formacionin mirë, e mban topin lartë dhe fiton çdo top me kokë”.

“Ai ju jep diçka krejtësisht të veçantë kur ndeshjet janë të vështira. Mund të luani me topa të gjatë me të, ai i fiton topat me kokë dhe ndihmon të tjerët rreth të fitojnë pasimin e dytë dhe hap mbrojtjen e paketuar. Mendoj se të dy, ai dhe Jermaine Defoe do të shkojnë në Kupën Botërore”, ka thënë Redknapp./Telegrafi/