Konsorciumi që përbëhet nga tifozë të pasur të Manchester Unitedit në asnjë mënyrë nuk dëshiron të rrezikojë për një ofertë në kohën kur sezoni është duke përfunduar. Takimi i të mërkurës sqaroi burimet financiare të bërjes së ofertës për blerjen e klubit nga familja Glazer.
“Ne po e zhvillojmë modelin financiar para se të bëjmë ndonjë ofertë”, tha një burim për AP.
Sidoqoftë, Red Knights duhet të sigurojë rreth 509 milionë funte vetëm për të shlyer borxhet e mëdha të akumuluara nga familja Glazer. /Telegrafi/