Red Hot Chili Peppers ka mbajtur një koncert fantastike në shtetin egjiptian.
Bendi i famshëm amerikan ka perfomuar hitet ndër vite para dhjetë mijë spektatorë përpara piramidave të mëdha në Giza, raporton BBC.
Ky grup nga Kalifornia ka luajtur edhe në një skenë që dukej si këto ndërtesa të lashta. Shfaqja u hap me këngën “Can not Stop” nga albumi i tyre i vitit 2002, “By The Way”.
Një seri koncertesh përpara Piramidës në Giza është mbështetur nga Ministria e Turizmit të Egjiptit, shihet si një përpjekje për të sjellë turistët në vend pas trazirave politike dhe sulmeve të shumta terroriste që kanë tronditur publikun botëror gjatë disa viteve të fundit.
Është interesante të theksohet se i gjithë koncerti dy orësh është transmetuar drejtpërdrejt dhe mund të shikohet ende në kanalin zyrtar të YouTube së Red Hot Chili Peppers.
Ndryshe, koncert të tillë më parë kanë mbajtur edhe artistët edhe bendi, Scorpions si dhe Frank Sinatra. /Telegrafi/