Red Bull RB17 është befasues.
1,200 kuaj fuqi, nga një motor V10 4.5 litërsh.
Adrian Newey, gjeniu i dizajnit i Red Bull që do të largohet së shpejti, në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood zbuloi edhe një tjetër veçori mahnitëse të RB17 – në testimin e fundit të simulimit, RB17 ishte më i shpejtë se një Formula 1 moderne, përcjell Telegrafi.
Një lajm befasues.
Siç thekson Newey, vetura përdor sistemet e saj aktive të ajrit dhe pezullimit për t’i bërë gjërat më të arritshme.
Raportohet se Red Bull do të prodhojë 50 shembuj të RB17 duke filluar nga viti i ardhshëm.
Menjëherë pas kësaj, do të vendosë kohë xhirosh shumë të shpejta në qarqet anembanë botës. /Telegrafi/