Ata janë ndër më të kërkuarit të estradës, labeli “On Records” në përbërje të artistëve: Kida, Getinjo, Mozzik dhe Endri, bashkë me menaxherët e tyre janë nisur drejt SOS fshatrave të Kosovës, për t’ju ofruar atyre një ndihmë sa do të vogël për të përmirësuar gjendjen e tyre.
Ata janë ndjerë shumë të lumtur teksa kanë takuar fëmijët e vegjël të komuniteti boshnjak, të cilët jetojnë në kushte mjaft të pa përshtatshme.
Bashkë me ta ka qenë edhe stilisti i njohur kosovar Rexhep Zylfiu, i njohur si “Mr. Rex”, i cili gjithashtu dha ndihmën e tij.
Artistët nuk kanë nguruar që të publikojnë fotografi në rrjetet e tyre sociale për aksionin që kanë ndërmarrë, duke ndikuar kështu edhe tek ndjekësit, që të përçojnë mesazhin social: “Ndihmo edhe ti”. /Telegrafi/