Site icon Telegrafi

Qeveria në detyrë thotë se rastet e mos-zbatimit të reciprocitetit me Serbinë janë identifikuar dhe adresuar

Mallrat që po vijnë nga Serbia në Kosovë nuk po i nënshtrohen reciprocitetit të plotë ashtu siç ishte proklamuar nga qeveria në detyrë.

Autoritetet e Serbisë nuk i pranojnë dokumentet me mbishkrimin Republika e Kosovës ndërsa autoritetet kosovare i pranojnë ato me mbishkrim të Serbisë.

Reciprociteti i vënë ndaj mallrave serbe dhe boshnjake vazhdon të mos gjejë zbatim të plotë. Shumë mallra me origjinë nga Kosova autoritetet e Serbisë nuk i lejojnë të futen në vendin e tyre edhe nëse janë të destinuara për vendet e Bashkimit Europian, raporton RTK.

Autotransportuesit e mallrave kosovare thonë se autoritetet e Serbisë nuk i pranojnë dokumentet me mbishkrimin ‘Republika e Kosovës’ ndërsa autoritetet e Kosovës i pranojnë ato me mbishkrimet e Serbisë.

Për këtë çështje institucionet e Kosovës janë të informuara pasi që qeveria e Kosovës ka formuar një mekanizëm institucional për vlerësimin e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjën.

“Kujtoj se rastet e tilla janë të identifikuara në raportet e punës së këtij mekanizmi ndërionstitucional për vlerësimin dhe monitorimin e masave të reciprocitetit dhe të gjitha ato të cilat janë identifikuar do të adresohen dhe për të gjitha ato raste për të cilat ka pretendime do të hetohen”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë.

Reciprocitetit të vënë me 1 prill ndaj mallrave serbe dhe boshnjake pritet t’i bëhet një rivlerësim në mesin e muajit qershor ku pritet të ketë vendime shtesë në bazë të të gjeturave të raportit.

Exit mobile version