Ministria e Punëve të Jashtme është autorizuar që t’i përgatisë dokumentet për heqjen reciproke të vizave me dy shtete të largëta. Bëhet fjalë për Tajlandën dhe Hondurasin.
Derisa me shtetin e parë parashihet heqja e vizave vetëm për bartësit e pasaportave diplomatike, me shtetin e dytë parashihet që reciprociteti të vlejë edhe për bartësit e pasaportave zyrtare, atyre të shërbimit dhe bartësit e pasaportave të zakonshme.
Vendimet për reciprocitet vizash me këto dy shtete janë marrë me 16 shkurt.
“Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes”, thuhet në të dyja vendimet e aprovuara nga Qeveria. /AktivPress/