Zyrtarë të Zyrës së Punësimit në Istog janë ankuar për kushte jo të volitshme të punës pasi hapësirat ku ata punojnë janë të përfshira nga uji.
Këtë problematik ata e kanë paraqitur tek “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.
Edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica shprehu shqetësimin e tij, për këto hapësira.
Ai në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini tha se jo vetëm në Komunën e Istogut, por edhe nëpër komunat tjera të Kosovës kushtet e punës nëpër Zyrët e punësimit nuk janë të mira.
Ministri Reçica theksoi se nuk kanë mjete të mjaftueshme për të zgjidhur problemin e këtyre hapësirave infrastrukturore.
“Fatkeqësisht jo vetëm në Istog, por gjendjen infrastrukturore nuk e kemi të mirë edhe në shumë komuna tjera me hapësirat infrastrukturore në Zyrat e Punësimit por edhe në zyrët e pensioneve. Kjo për mua është shqetësuese. Me buxhetin e këtij viti kemi mjete jo të mjaftueshme për pranimin e gjitha këtyre problemeve të hapësirave infrastrukturore. Do të mundohemi që ta zgjedhim problemin këtë vit por krahas mundësive tona buxhetor”, ka thënë Reçiça. /Telegrafi/