Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, i ka kritikuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke theksuar se VV po tenton ta instalojë logjikën e shërbimit sekret jugosllav (UDB), se kush më kënd rrinë e shoqërohet.
Ai në foltoren e Kuvendit, ka thënë se është derdhur shumë gjak, mund dhe sakrificë, që të largohet kjo logjikë.
Ai ka pyetur se mos VV-ja ka ndonjë shërbim të fshehtë, përderisa po bën fotografi të fshehta.
“Mund të angazhoheni këtu, të debatoni dhe t’i shpalosni mendimet e juaja, por jo të bëjnë veprime të tilla”, ka thënë Reçica. /Telegrafi/