Telegrafi

Reçica uron punëtorët për 1 maj: Çdo ditë duhet të angazhohemi për të drejtat e tyre

Foto: Arkiv

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka uruar punëtorët në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Reçica përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se se punëtorët meritojnë kushte dinjitoze pune, respektim të të drejtave të tyre, siguri e shëndet në vendin e punës.

“Jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por çdo ditë pa reshtur ne duhet së bashku të angazhohemi për të drejtat e tyre”, shkruan Reçica.

Ai ka shtuar se me qëllim të avancimit të të drejtave të punëtorëve, në MPMS vitin e kaluar i kanë hyrë reformës së thellë të marrëdhënies së punës, që punëtori ynë të gëzojë të drejta të avancuara dhe ato të drejta të respektohen në plotni.

Reçica theksoi se  nuk do të ndalen së angazhuari në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore e morale ndaj punëtorëve. /Telegrafi/