Site icon Telegrafi

Reçica: Të larguarve nga puna në vitet e 90-ta, do t’u njihet përvoja e punës (Video)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një intervistë për Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka thënë se aktualisht Kosova ka rreth 22 skema pensionale dhe janë duke punuar për reformimin e tyre.

Ai ka bërë të ditur se personave të larguar nga nuna në vitit e 90-99 nga ish regjimi do tu njihet përvoja e punës. “Kemi propozuar që të gjithë punonjësit që u larguan padrejtësisht nga puna në vitet 1990-1999, t’iu njihet e drejta e punës dhe stazhi”, tha ministri Reçica.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë ai se ka krijuara një konceptdokument i cili përshtatet reformave socio-ekonomike në vend.

Lexo po ashtu Reçica: Ka përmirësim të sigurisë në vendet e punës, kemi shqiptuar deri në 400 gjoba ndaj kompanive (Video)

“Ne e kemi paraparë që në koncept-dokument që të nxirren qartë dispozitat që të krijohet lartësia maksimale dhe ajo minimale të pensioneve. Në rastin kur kemi qytetar kontributpagues dhe krahas këtij pensioni t’iu njihet e drejta në bazë të Ligjit, që mos t’iu mohohet ajo drejtë”, tha ministri Skender Reçica. /Telegrafi/

Exit mobile version