Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini ka folur për pensionet e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në shtetet evropiane.
Ai tha se negociatat sa i përket pensioneve me shtetin e Zvicrës kanë përfunduar, vetëm pritet sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes së arritur me këtë shtet.
“Negociatat sa i përket Zvicrës kanë kohë që kanë përfunduar. Këta muaj të fundit e vetmja gjë që kemi diskutuar është koha për nënshkrimin. Nga fundi i muajit mars presim caktimin e një datë të saktë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë Reçica.
Po ashtu ai tha se kanë filluar me procedura administrative edhe me disa shtete tjera./Telegrafi/