Telegrafi

Reçica: PDK do të formojë nëndegë në të gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarët në Zvicër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh edhe udhëheqës i Departamentit të Diasporës nga kjo parti, gjatë qëndrimit në Zvicër tha se do të formohen nëndegët e PDK-së në të gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarët në Zvicër.

Përmes një shkrimi në Facebook, Reçica tha se Partia Demokratike ka filluar angazhimin për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, por gjithmonë me mendje e zemër janë pranë vendlindjes. Me kërkesë të qytetarëve tanë në diasporë dhe me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve të përbashkëta për forcimin dhe zhvilkimin e vendit, Partia Demokratike e Kosovës ka filluar angazhimin për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë”.

“Këtë javë kemi filluar takime të shumta e shumë të frytshme me qytetarët tanë në Zvicër. Po ashtu, do të kemi takime me ndërmarrës të suksesshëm dhe me personalitete të larta të jetës kulturore politike shqiptare në shtetin mik të Zvicrës”.

“Në takim me Kryesinë e re të nëndegës së PDK-së në Zurich diskutuam për planet dhe programin e ri politik të PDK-së për fuqizimin e rolit të diasporës dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për investimet e tyre në Kosovë”, shkroi Reçica.