Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo, të cilin e ka njoftuar për gjendjen në ministri dhe veprimet që do të ndërmarrë lidhur me planin e tij qeverisës.
Gjithashtu, ministri Reçica siguroi diplomatin italian se MPMS do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtar e në veçanti zbatimin e agjendës evropiane.
Ambasadori Sardi e uroi ministrin për punën e tij dhe e siguroi se Italia do të bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.
Ministri Reçica dhe ambasadori Sardi u dakorduan që të intensifikohen takimet dhe të bashkëpunohet edhe më tej në fushat, të cilat MPMS ka nevojë.