Telegrafi

Reçica dhe Minxhozi flasin për njohjen e sigurimeve sociale dhe pensioneve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet politike dhe sociale, si dhe për sfidat e tanishme pas përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në takim është diskutuar edhe për njohjen e sigurimeve sociale dhe pensioneve mes dy vendeve, transmeton Telegrafi.

“Në takimin e ministrit Reçica dhe ambasadorit shqiptar në Kosovës, Qemal Minxhozi është diskutuar edhe për mundësitë e një bashkëpunimi konkret mes Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të njohjes së sigurimeve sociale dhe pensioneve, si dhe për çështje tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/