Telegrafi

Reçica: Çështja e demarkacionit po hyn në një fazë delikate

Deputetë të Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku po shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi theksuan se kjo çështje po bëhet delikate.

Ilmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës tha se çështja e demarkacionit ka hyrë në një fazë delikate.

Ai tha se kjo çështje u shoqërua edhe me protesta nga ana a opozitës.

Sipas tij, me gjithë vështirësitë Komisioni për Punë të Jashtme ka bërë një punë të mirë.

Reçica tha se pala malazeze ka kryer punën e saj, ndërsa pala kosovare ende është në fillim. /Telegrafi/