Site icon Telegrafi

Reçica: Asociacioni vetëm sipas ligjeve të Kosovës

Menjëherë pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës është hapur tema e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Këtë paralajmërim e ka dhënë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, teksa të dielën ka vizituar vendin ku është rrënuar muri.

Mirëpo, zyrtarët shtetërorë kanë vazhduar me qëndrimin se Asociacioni do të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh, për të vetmen arsye, e që është integrimi i serbëve.

“Në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Ne kemi bërë një marrëveshje, në bazë të asaj marrëveshje është paraparë edhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Presidentja ka kërku interpretim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e ka marrë një qëndrim sa i përket Asociacionit. Unë mendoj se tash është momenti dhe është koha që të krijohet ekipi dhe të fillojë të bëhet statuti i Asociacionit”, tha Reçica për TribunaChannel.

Exit mobile version