Site icon Telegrafi

Recetë greke për patate të pjekura

Të arta dhe krokante nga jashtë, të buta nga brenda dhe më të shijshme në kombinim me djathin feta

Përbërësit:

– 5 patate të prera në kubikë
– 1/3 filxhan vaj ulliri
– 1,5 lugë rigon të tharë
– 6 thelpinj hudhre
– lëng nga 1,5 limon
– 1 lugë mustardë
– feta sipas shijes.

Përgatitja:

Qëroni patatet dhe i prisni në feta, sipas dëshirës. I vendosni të zihen dhe kur të vlojnë e lini edhe 6 minuta.

Vendosini në një tavë pjekjeje, më pas hidhni vajin e ullirit. I hidhni rigon, më pas i shtoni hudhrën e paqëruar, lëngun e limonit dhe mustardën.

I përzieni mirë me duar që të bashkohen të gjithë përbërësit.

Mirë do të ishte të marinoni për 1-2 orë, por nëse jeni me nxitim mund të piqni menjëherë.

I pjekim në 210°C për rreth 60-75 minuta.

Hidhni hudhrën, më pas rregulloni në një enë dhe spërkatni me feta të prerë në kubikë.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version