Telegrafi

Receta shtëpiake për flokë të yndyrshëm

Mund të zieni një grusht mente të freskët në tri decilitra ujë, për 20 minuta. Pas ftohjes, lëngun e përzieni me shamponin që e përdorni për flokë.

Nëse nuk dëshironi të përdorni regjenerues, përdorni lëng të limonit ose uthull molle.

Nëse dëshironi losion natyror për flokë, në një gotë ujë përzieni dy lugë uthulle të ëmbël dhe pakëz kripë. Këtë tretësirë masazhojeni në flokë, lëreni të qëndrojë një orë dhe lajini flokët me ujë të vakët, pastaj krihni dhe thajini. /Telegrafi/