Kur ta përgatitni, jini të sigurt që e gjithë shtëpia do të marrë aromë fantastike
Nevojiten:
▪ 4 vezë,
▪ 1 filxhan e gjysmë sheqer (masa është filxhani i kosit prej 2 dcl),
▪ 4 – 5 mollë të grira në rende,
▪ një filxhan vaj,
▪ 2 filxhanë miell,
▪ 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
▪ 1 lugë kanellë (e vogël apo e madhe, sipas shijes së amvisës),
▪ 3 lugë xhem,
▪ sheqer pluhur.
Përgatitja:
Më parë i tundim mirë vezët me mikser pastaj i shtojnë të gjithë përbërësit e tjerë dhe me dorë i përziejmë mirë.
E pjekim në furrë të ngrohur derisa të marrë ngjyrë gështenje, kontrollohet me rrëmojcë a është e gatshme.
Ëmbëlsirën e gatshme qiteni në sheqerin pluhur.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.