Site icon Telegrafi

Receta japoneze që të bën të dukesh 10 vite më e re për vetëm një javë (Foto)

Me shekuj të tërë gratë japoneze kanë përfituar nga efektet shëruese të orizit në lëkurë.

Orizi ka shumë përbërës që kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë, e cila është një substancë natyrale që e mbron lëkurën nga plakja e hershme dhe i parandalon rrudhat. Gjithashtu, e ruan lëkurën tuaj nga dëmet që i shkakton ekspozimi në diell.

Telegrafi e sjell për ju recetën që gratë japoneze kanë qenë duke e përdorur me shekuj të tërë.

Përbërësit:

– 3 lugë gjelle oriz

– 1 lugë gjelle me mjaltë

– 1 lugë gjelle qumësht

Përgatitja:

1) Vlojeni orizin në një gotë uji për 2-3 minuta.

2) Pritni derisa të ftohet pastaj shtoni qumështin dhe mjaltin në oriz dhe përzieni mirë

3) Vendoseni në fytyrë për 10-15 minuta.

4) Pas 10-15 minutave hiqeni maskën dhe pastrojeni fytyrën me ujë orizi.

Për rezultate më të mira, përsëriteni procedurën një herë në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version